Aeroplani përplaset me kamionin e zjarrfikësve, raportohet për viktima

Aeroplani përplaset me kamionin e zjarrfikësve, raportohet…

Një ngjarje e trishtë ka ndidhur në Aeroportin Ndërkombëtar Lima të Perusë ku aeroplani gjatë ngritjes në aeroport është përplasur me kamionët e zjarrëfikësve.

Si pasojë kanë humbur jetën dy zjarrëfikës. Ministria e shëndetësisë tha se 20 pasagjerë janë shtruar në spital, me të paktën dy që janë në gjendje të rëndë.

Videot e incidentit të postuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset me kamionin, dhe më pas merr flakë. Në aeroplan ndodheshin 120 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit