Aeroplani rrëzohet në një shtëpi në Ukrainë, ndërrojnë jetë piloti dhe tre pasagjerë amerikanë

Aeroplani rrëzohet në një shtëpi në Ukrainë,…

Piloti lokal dhe tre pasagjerë amerikanë kanë ndërruar jetë, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në perëndim të Ukrainës.

Duke cituar policinë vendase, mediat e huaja shkruajnë se aeroplani “Aerospool WT10 Advantic”, është rrëzuar në një shtëpi, në fshatin, Sheparovtsi, në rajonin Ivano-Frankivsk, më 29 korrik.

Komuniteti i Hebrenjve në Ukrainë ka njoftuar se të tre pasagjerët kanë qenë hebrenj hasidikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë bëhet e ditur se një grua dhe dy fëmijë, që kanë qenë brenda shtëpisë, kanë arritur të ikin pa u lënduar nga rrëzimi, ka thënë policia, raporton Radio Evropa e Lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit