Aeroporti i Prishtinës i mbyllur deri më 27 qershor

Aeroporti i Prishtinës i mbyllur deri më…

Aeroporti i Prishtinës do të qëndrojnë i mbyllur deri më 27 qershor.

Vetë aeroporti “Adem Jashari” njoftoi se është i gatshëm të rinisë operimin dhe po presin që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për këtë gjë.

“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje”, thuhet në njoftimin e Aeroportit “Adem Jashari”.

Fluturimet në Aeroportin e Prishtinës janë ndërprerë në mars të këtij viti, kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus.

https://www.facebook.com/airportpristina/posts/2662757527347264?__xts__[0]=68.ARCSdx7NThipQM45AP54IaBeYEeW4RhZfmcmAk-VWNQ9Ca5KA9V3C_Db-xXG–vkmqaZPXLrbP-RZj1uXpbOJK6aAzWnL0E9yV5r04pC8wx1HZRLw9ih_UEmkzE0TmQH7ITniIPYH6ykcKtBioFwh4xeMTuesREBUrS6spDRlSLvbpoxVx50Rtixw6JHx54lUFMDG3CpN4GfYPdOGZ4fl4bRU9llOmLw48luUD0BJm_yFaYOIqbN3xnB-qXbPKoBvbzb2Sa_xub_KrcOaakQggKnzO07BDEoEy3zKNeierGh6LnEKo26Ynh0aElG-zUJdqjb9Wtmq2lVLxsRh-t6Hc55&__tn__=-R

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit