Aeroporti i Rinasit konfirmon 10 fluturime për nesër

Aeroporti i Rinasit konfirmon 10 fluturime për…

Aeroporti i Rinasit konfirmon 10 fluturime për nesër.

Sipas njoftimit të TIA-s, janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet me kompaninë Air Albania në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Me kompaninë Wizz Air në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dje kthim.

Me kompaninë Pegasus, në linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me Air Serbia në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut operuar nga kompania Albawings, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit