Aeroporti “Nënë Tereza”: Holanda njeh vaksinën kineze për të kaluar

Aeroporti “Nënë Tereza”: Holanda njeh vaksinën kineze…

Aeroporti “Nënë Tereza” njoftoi të enjten se shtetasit që duan të udhëtojnë drejt Holandës mund të kalojnë me vaksinën kineze.

TIA njofton se të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë drejt Hollandës duhet të plotësojnë tre kushte, certifikatën e vaksinimit, një test negativ PCR ose dëshmi që kanë kaluar më herët sëmundjen. 

Deri tani këto vende anëtare të Evropës e njohin Coronavac: Austria, Finlanda, Greqia, Islanda, Qipro, Spanja, Suedia, Zvicra

Njoftimi i TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:
1. Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina
-Astra Zeneca
-Pfizer
-Johnson & Johnson
-Moderna
-Serume Institute of India
-Sinopharm BIBP
-Sinovac
2. Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit