
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznemeni Ilir Rrapaj do të qëndrojnë në burg.
Ky ishte vendimi i GJKKO-së që lë në burg ish-zyrtarin e lartë të qeverisë dhe biznesmenin për aferën 100 milion euroshe të sterilizimit.
Edhe pse dy të ‘burgosurit’ kishin kërkuar një masë më të lehtë arresti, Gjykata e Posaçme vendosi që ti lërë në qeli.
Rjepaj dhe Rrapaj u arrestuan në 17 gusht të këtij viti për akzën e korrupsionit, ndërsa Lefter Beqaj, ish-ministri që ka firmosur këtë koncesion që i ka shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik vendit është i lirë.
Por nuk mbaron vetëm këtu. Para disa ditësh kryeministri Edi Rama i dha një rol diplomatik Beqajt, edhe pse ky i fundit është nën hetim nga SPAK për këtë aferë.