Afera 30 mln euro/ Ja dokumenti që shfytyroi Ramën në SYRI TV

Afera 30 mln euro/ Ja dokumenti që…

Intervista e mbrëmshme e kryeministrit Edi Rama në SYRI TV pati disa momente kulmore.

Por në një moment, Rama jo vetëm shmangu përgjigjet, por doli jashtë kontrollit për shkak të një dokumenti që rrëzon të gjithë strategjinë e koncesioneve, sidomos kur bie fjala te inceneratorët.

Në dokumentin për inceneratorin e Elbasanit shihet se si dy persona kanë marrë tenderin 30 milionë euro dhe më pas e kanë rishitur kontratën e tyre për 15 milionë euro.

Një fitim i përbindshëm, kur mendon se për të hyrë në garë atyre iu është kërkuar vetëm një depozitë nga 1 mijë dollarë.

Dokumentin e ka publikuar kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

“Ja pse u shfytyrua Rama për aferën e inceneratorëve! I ka dhënë 30 milionë euro nga buxheti i shtetit (para publike) 2 sekserëve të PS me duar në xhepa për të ndërtuar incenerator me çelësa në dorë, dhe brenda 2 javësh kanë gjetë italian që ta ndërtojë për 15 milionë euro me çelësa në dorë. Dhe nuk dihet nëse italianët kanë gjetur ndonjë kinez ta ndërtojë për veç 3 milionë euro!!! Vjedhje 15 milionë euroshe për 2 javë. Veç kjo foto mjafton që SPAK të veprojë,” shkruan Malltezi. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit