Afera/ “Albtelecom” i shitur 3 herë më lirë (120 milionë USD); prej 13 vitesh nuk paguan fitimin e ortakërisë 24% me shtetin

Afera/ “Albtelecom” i shitur 3 herë më…

Çfarë po bëhet prej 7 vitesh, kur bilancet i “qëndisë” gruaja e dytë e “Tigrit”, ndërsa projektet i menaxhon vëllai i Lali Erit?/ SPAK duhet të hetojë krimin ekonomiko-financiar, me këtë pasuri strategjike, nga Nano nëpërmjet Arben Ahmetajt e Anastas Angjelit, tek Berisha nëpërmjet Ritvan Bodes; të cilët para se ta shisnin, sajuan falimentin artificial, për të justifikuar uljen e vlerës së pazarit me mafien turke, sa fitimi i 8 muajve që kjo kompani kishte në vitin 2003

SPAK e ka gati një dosje krimi të rëndë ekonomik të quajtur “Albtelecom”, për të cilën nuk ka nevojë të lodhet me hetime, përgjime, dëshmitarë e “letër porosi” jashtë Shqipërisë, mbasi selinë qëndrore të “Albtelecom” e ndanë vetëm 20 cm mur nga Gjykata e Lartë, ndërsa dosjet janë në Ministrinë Ekonomi-Financave e cila është ortake me 16.25%.

Edhe ata që e kanë shitur, i ka në mes të Tiranës e në zyrat partiako-qeveritare: Fatos Nanon me biznese në bllok, Sali Berishën në krye të PD e me vila në Lalz, Arben Ahmetajn e Anastas Angjelin në krye të qeverisë, ndërsa Ritvan Boden në Bordin e Bankës së Shtetit.

Kjo dosje, duhet të jetë e para për hetim nga SPAK, mbasi shitja e “Albtelekom” tek kompania turke “Çalik Holding”, është një nga aferat më të zeza korruptivo-kriminale dhe skema më mafioze; që kanë bërë nga Nano e Berisha në vitet 2004-2007, ku njeri bëri pazarin gati, ndërsa tjetri e firmosi, pasi u bë mik me blerësit të cilët i quante mafioz.

Në kallëzimin penal, të depozituar nga vetë Sali Berisha kryeopozitar në tetor 2004; rezulton se blerësi turk i “Albtelecom”, ka zhvatur 36 mijë paga privatizimi dhe 3.48% aksione të 8000 punonjësve të ish-kësaj kompanie.

Kompanisë turke, përveçse iu shit pa ankand, iu dha me 120 milionë USD, ose sa vlera e 26 ndërtesave me pajisje të ish “Telekom” në qendër të rretheve e 59 objekteve në qytete; pa llogaritur 834 zyrat telefonike në qendër të komunave e fshatra.

Me proces-verbal të hartuar nga Arben Ahmetaj ish-zv/ministër Energjie e Industrie, nuk u llogaritën në çmimin e shitjes, as 1.9 milionë faturat e papaguara të abonentëve familjarë dhe 287 mijë e 459 faturat e papaguara të abonentëve shtetërorë të viteve 2000-2004, të cilat kapnin vlerën 54 milionë USD e iu lanë për “vjelje” kompanisë “Çalik Holding” e cila me polici mblodhi 79% të tyre.

Komisioni i drejtuar nga kryeministri Fatos Nano, me zv/kryetar Anastas Angjeli, sekretar A. Noti, konsulent Arben Ahmetaj e anëtar Klodian Zoton e sotëm të landfilleve; nuk përfshiu në çmimin e shitjes, as 12 llogaritë bankare gjendje të ish-kompanisë shtetërore “Telekom”, në vlerë totale 11.7 milionë dollarë; 4.5 milionë euro e 51 milionë lekë të reja.

Kujtojmë, se në muajin janar 1999, u afruan 2 kompani gjermane, për të blerë vetëm 50-60% të aksioneve, me vlerë 510 milionë USD e 570 milionë USD, por Nano e kaparosi në vitin 2004 me 120 milionë USD për 76% aksione, ndërsa Berisha e bëri fakt në vitin 2006-2007.

Edhe 3 fakte, nga kjo dosje krimi ekonomiko-financiar:

– Vetëm 1 muaj para shitjes, gjatë pazarit me firmën turke, qeveria shqiptare bëri investimin 900 mijë euro, për shtrirjen e kabllit nëntokësor, për 20% të rrjetit telefonik të Tiranës.

– Në vitin 2004, vetëm 3 muaj para licensimit të firmës turke si blerëse paraprake e 76% të aksioneve, u bë modernizimi e impiantit elektronik të sistemit numerik, në vlerën 820 mijë euro.

– Vetëm xhiroja vjetore e 2 viteve të “Telekom”-it shtet në vitet 2002-2003, ishte mbi 150 milionë euro, ndërkohë që u shit vetëm… 120 milionë euro!

Në vijim do të publikojmë dokumente për këto hajdutësr:

– Çfarë biznesi bën brenda “Albtelecom”, Arbër Luan Veliaj, vëllai i Lali Erit; me firmat e tij “EAG” e “GOGEL”, dhe çfarë favoresh i krijohen nga Bashkia Tiranë e Tatimet?

– Çfarë pozicioni, ka gruaja e dytë e “Tigrit” Ahmetaj në “Albtelecom” dhe si realizon e fsheh, lidhjet e aferave mes bosit turk dhe shefave të qeverisë?

– Si i zhduki në vitin 2009 Ritvan Bode me lejen e Berishës, letrat për 50 milionë USD vjedhje impulse telefonike shërbimi për zonat rurale, me firmën “Hermes” të Arben Ahmetajt çuar dhe në komision hetimor parlamentar?

– A janë ortakë në ndonjë biznes, Koli i Nanos e Zeni i Berishës, të cilët, pas vitit 2005 kur Berisha finalizoi shitjen e “Albtelecom”, njeri u bë drejtor ekonomik, ndërsa tjetri drejtor juridik në “Albtelecom”; dhe aksionar, në një telefoni mobile, për të cilën qeveria financoi 10 milionë euro investim, 1 muaj pas blerjes prej “Albtelekom”!

– Përse “Albtelekom”, prej 13 vitesh, nuk derdh në arkën e shtetit shqiptar, fitimin e 16.25%, të detyrimit si ortake dhe si e justifikojnë të dy palët?

– Kush ka firmosur këtë vjedhje: Sipas kontratës “Albtelecom”, pala turke ka blerë vetëm 76% aksione, ndërsa qeveria mbajti 24%; por prej 9 vitesh, “Albtelecom” (Cetel Telekom Ilrtisim Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi), figuron me 80.27% aksione?/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit