Afërdita Dreshaj befason me format trupore pas lindjes së djalit

Afërdita Dreshaj befason me format trupore pas…

Afërdita Dreshaj ka surprizuar me format trupore pas lindjes së djalit.

Modelja dhe partneri i saj, Jakub Kindl mirëpritën vogëlushin me emrin Sky Blue pak muaj më parë.

Ajo ka publikuar një fotografi nga plazhi ku vihet re se iu është rikthyer linjave perfekte trupore.

“Më mungon qielli im”, ka shkruar Afërdita për vogëlushin e saj. Gjatë kësaj periudhe Afërdita ka ndarë shpeshherë momente të këndshme me djalin. Ajo ka treguar se këtë emër të veçantë ia ka vendosur vetë të birit.

“Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, është shprehur Afërdita.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit