Afganët në Shqipëri kërkojnë të largohen: Këtu nuk punojmë dot

Afganët në Shqipëri kërkojnë të largohen: Këtu…

Afganët që janë strehuar në Durrës duan të largohen në vendin e tyre pasi në Shqipëri nuk shikojnë të ardhme.

Për ‘Fax News’ ata thonë se janë rritur në luftë e pavarësisht kësaj atyre u mungon shtëpia. Disa prej tyre thonë se e pëlqejnë Shqipërinë mirëpo duan të largohen në Amerikë pasi atje është më mirë.

Pjesë nga intervistat:

Shtetasja afgane 1: Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Është si një shtëpi. Në vendin tonë kishte luftë. Jemi rritur në luftë, por prapë na mungon shtëpi. Kemi qenë të lumtur në vendin tonë, derisa erdhën talibanët me kushtet e tyre.

Shtetasi afgan 2: E pëlqej Shqipërinë por planet janë për të ikur në Amerikë. E pëlqej Shqipërinë, sigurisht. Vijmë nga Afganistani.

Na kanë thënë se do qëndrojmë për diçka më shumë se 3 muaj këtu dhe do shkojmë në SHBA. Nuk e flas mirë anglishten, por më pëlqen këtu. Megjithatë preferoj të shkoj në SHBA, sepse atje është më mirë. Di që dhe disa nga ne kanë shkuar atje.

Shtetasja afgane 3: Nuk e di sa do qëndrojmë, por nuk duam të rrimë gjatë. Këtu nuk punojmë dot, nuk shkollojmë dot fëmijët, nuk jemi si gjithë të tjerët, si ju. Unë atje punoja si farmaciste, këtu kam ardhur me familjen. Ne jemi rritur në luftë dhe nuk doja që dhe djali im të jetonte të njëjtën jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit