‘Afganët’, Vuçiç: Serbia s’është parking për këdo që vjen nga jashtë, s’jemi ksenofob ndaj refugjatëve

‘Afganët’, Vuçiç: Serbia s’është parking për këdo…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nuk ka asgjë kundër refugjatëve nëse, siç tha ai, ata janë me të vërtetë refugjatë, por ai gjithashtu shtoi se Serbia nuk do të jetë “një parking për këdo që vjen nga jashtë”.

I pyetur për valën e refugjatëve nga Afganistani, Vuçiç tha se ata nuk do vijnë në Serbi.

“Askush nuk vjen tek ne, nuk e shoh që është problem apo sesi mund të jetë problem për ne. Por le të mos tregojmë humanizëm. Prej nga kaq shumë ksenofobi dhe kaq urrejtje ndaj të gjithëve që vijnë nga diku”, tha Vuçiç.

Ai tha se nuk e shihte se çfarë problemi mund të ishte ardhja e refugjatëve nga Afganistani, të cilën Prishtina është gati t’i pranojë, duke deklaruar se “nuk mund t’i thuash një fëmije tre vjeçar se nuk mund ta marrësh atë”, por që ai duhet sillej në mënyrë njerëzore.

Siç tha ai, “ata nuk po kërkojnë të vijnë këtu”, por edhe të mos kuptojnë teoritë e komplotit dhe deklaratat ksenofobike.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka pranuar kërkesën e SHBA-së për strehimin e përkohshëm të afganëve në vendet e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit