Afganistan/ Sulm terrorist natën e Kurban Bajramit, 17 viktima

Afganistan/ Sulm terrorist natën e Kurban Bajramit,…

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Afganistan pasi një bombë e vendosur në një automjet shpërtheu në provincën Logar.

Shpërthimi ndodhi gjatë një armëpushimi të deklaruar nga talebanët me rastin e Kurban Bajramit. Talebanët nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa ISIS nuk ka dhënë asnjë koment ende.

Sulmi besohet të jetë bërë nga një kamikaz, tha Dedar Lawang, zëdhënësi i guvernatorit të Logar, për agjencinë e lajmeve AFP. Shpërthimi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit ndërsa një numër jo i vogël personash po bënin pazare për festivalin.

Terroristët kanë goditur edhe një herë në natën e Bajramit dhe kanë vrarë një numër të bashkatdhetarëve tanë”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian.

Qeveria e Talibanit dhe Afganistanit kanë rënë dakord për një armëpushim tre-ditor duke filluar nga e premtja, dita e parë e Bajramit./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit