Afganistan: Talibanët ekzekutojnë 22 anëtarë të forcave elitare teksa përpiqen të dorëzohen

Afganistan: Talibanët ekzekutojnë 22 anëtarë të forcave…

Një video tjetër e dhunës së shfrenuar vjen nga Afganistani, teksa 22 anëtarë të forcave elitare të ushtrisë afgane ekzekutohen me gjakftohtësi nga Talibanët ndërsa përpiqeshin të dorëzohen.

Në videon e publikuar nga CNN shihet që ushtarët afgan po dorëzoheshin dhe ishin të paarmatosur.

‘Dorëzohemi, dorëzohemi’ janë fjalët e komandove afgan që dëgjohen në video.

Por menjëherë filluan të shtënat dhe të paktën dymbëdhjetë njerëz po qëllonin në mes të brohoritjeve: ‘Zoti është i madh’.

Viktimat ishin anëtarë të një njësie të Forcave Speciale Afgane.

 Ekzekutimet Talibane dhe incidenti i përgjakshëm ndodhën në 16 Qershor, ndërsa organizata ekstremiste po përparonte në provincën Faryab, afër kufirit me Turkmenistanin.

Një burrë tha që ata kishin mbërritur në qytet me disa tanke, por mbaruan municionet pas dy orësh luftime dhe nuk morën mbështetje nga ajri, dhe më pas u rrethuan nga Talibanët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit