Afrika e Jugut/ Një 37 vjeçare hyn në rekordin Guinness, lind 10 fëmijë

Afrika e Jugut/ Një 37 vjeçare hyn…

Një lindje rekord në Afrikën e Jugut.

Në provincën Gauteng një grua 37 vjeçare Gosiame Thamara Sithole ka lindur 10 fëmijë duke thyer kështu dhe rekordin që më parë e mbante Malima Halima Cisse e cila në muajin maj lindi nëntë fëmijë.

37 vjeçarja lindi fëmijët e saj ditën e djeshme në një spital në Pretoria dhe lajmi u raportua menjëherë nga mediat lokale.

Gruaja lindi me operacion cezarian shtatë meshkuj dhe tre femra pas një shtatzënie e cila zgjati më pak se tetë muaj.

Sithole e cila është nënë dhe e binjakëve gjashtë vjeçar në një intervistë të mëparshme tregoi se ishte e tronditur por edhe e magjepsur njekohësisht nga një shtatzëni e tillë duke u shprehur:

‘’Kur mjekët më dhanë lajmin, kisha frikë në fillim dhe fillova të lutesha që të gjithë foshnjat që kisha në barkun tim të mbijetonin’’ .

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit