Afrikanët po kërkojnë që mbreti Charles t'u kthejë diamantin më të madh në botë

Afrikanët po kërkojnë që mbreti Charles t’u…

Afrikanët e Jugut po bëjnë thirrje që mbreti Charles III t’u kthejë atyre diamantin më të madh në botë.

Ylli i Afrikës është vendosur në skeptrin mbretëror britanik dhe do të mbahet nga monarku i ri në kurorëzimin e tij këtë fundjavë.

Diamanti quhet zyrtarisht Cullinan I, i prerë nga diamanti Cullinan, i cili ishte një gur 3100 karat i minuar pranë Pretorias.

Dy vjet pasi u zbulua në fillim të viteve 1900, ai iu prezantua monarkisë britanike nga qeveria e Afrikës së Jugut të asaj kohe, e cila atëherë ishte nën sundimin britanik.

Ndërsa presioni rritet mbi britanikët për të kthyer veprat e artit të vjedhura gjatë kolonizimit të shfrenuar të botës në kohët e kaluara, disa afrikano-jugor besojnë se dhurata për ish-monarkinë e tyre duhet t’u kthehet atyre./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit