Numri i rasteve të diagnostifikuara me koronavirusin e ri në Afrikë ka arritur në 157.322, pasi të paktën 4.880 persona u testuan pozitivë gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ndërkohë, numri i vdekjeve është rritur në 4.493, me 149 raste të reja të vdekjeve.
Numri i të shëruarve është rritur për 3.346 gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur në gjithsej në 67.007.
Afrika e Jugut është vendi më i goditur sa i përket rasteve, me 35.800, ndërsa në Egjipt është regjistruar numri më i madh i vdekjeve me 1.100.
Nigeria raportoi 314 viktima, që është shifra më e lartë në Afrikën Perëndimore. Sudani raportoi 307 viktima, ndërsa Kameruni 200.