“Agasit i kam çuar supë e ushqim”, Embro dhe Kalluçi lihen në burg

“Agasit i kam çuar supë e ushqim”,…

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për masat e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit, të dy të dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen e Ergys Agasit.

Gjatë seancës, Sulejmani ka mohuar të ketë kryer ndonjë veprim kriminal, duke iu referuar edhe akuzave që lidhen me marrëdhënien e tij me Agasin. “Nuk e di çfarë krimi kam bërë unë, që i kam çuar supë e ushqim”, është shprehur ai. Sulejmani ka deklaruar gjithashtu se e njeh Agasin, pasi të dy janë nga Durrësi.

Ndërkohë, oficeri i Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, ka deklaruar se nuk kujton të ketë dërguar akte sekrete te Ergys Agasi, siç pretendohet nga SPAK.

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest në burg” për Kalluçin, përgjegjës i Policisë Shkencore, dhe për Sulejmanin. Ata akuzohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, në kuadër të hetimeve për dosjen ndaj Ergys Agasit.

Në orën 12:00 pritet të zhvillohet edhe seanca ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vora Hyseni. Ajo do të dalë para gjykatës për t’u marrë në pyetje, ndërsa do të verifikohen masat e sigurisë të dhëna në mungesë ndaj saj, “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”.

Hyseni dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit