“Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje”/ Nano: E gabuar, i jep Ramës më shumë pushtet

“Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje”/ Nano: E…

“Agjencia Për Dialog dhe Bashkëqeverisje” do të jetë një drejtori e përgjithshme në nivel qendror, e cila do të kontrollojë gjithë administratën shtetërore dhe bashkëpunimin me qytetarët për t’i ofruar jo vetëm shërbimin e merituar por edhe për t’i përfshirë në politikbërje, në atë që qeveria kërkon ta quajë bashkëqeverisje me qytetarët. Ndërkohë kjo ude për analistin Mustafa Nano është një shqetësim, teksa mendon se institucioni do t’i japë Ramës më shumë pushtet/

Mustafa Nano:

Jam dakord me shqetësimin e opozitës. Kemi të bëjmë me krijimin e një strukture pa precedent. Është një strukturë që ngrihet mbi premisën që të gjithë mund të gabojnë përveç kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Për mua është e gabuar, është e tepërt që u mbivendoset strukturave që ekzistojnë. Kryeministrit i jepet fuqi edhe ca më shumë. Më tepër sesa institucioni, i vlen natyra e institucionit. Ka fuqinë për ti pasur nën zap të gjitha strukturat që ka poshtë vetes. Në botën demokratike nuk di të ketë një strukturë të ngjashme. Është një shpikje shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit