Agolli shpenzon miliardat për projektin/ Lini, pjesë e 100 fshatrave turistikë, banorët: Asgjë nuk kanë bërë

Agolli shpenzon miliardat për projektin/ Lini, pjesë…

Projekti “100 fshatrat” është tashmë i njohur për miliardat që derdh Fondi i Zhvillimit Shqiptar. Një vit më parë kreu i FSHZH, Dritan Agolli, u mor nën hetim për shkak të vjedhjeve që ka bërë me tenderët për këtë projekt.

Pavarësisht denoncimeve, vazhdojnë të hidhen para për projektin “100 fshatrat”, por investime real në këto fshatra nuk po shohim. Këtë e tregon edhe gjendja e një nga fshatrave turistikë në Pogradec.

Planet për fshatin Lin kanë ngelur thjesht në letër. Rreth 250 familje përballen me mungesën e investimeve, edhe pse bukuritë natyrore që ky fshat ka, do të sillte një rritje të lartë të numrit të vizitorëve nëse do të kishte më tepër vëmendje nga pushteti.

Banorët tregojnë se ka mungesë të kanalizimeve për ujërat e zeza dhe një pjesë e tyre derdhen në liqen. Pjesa më e madhe e banorëve te Linit janë të moshuarit, pasi të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë për një jetesë më të mirë. Një prej banoreve tregon se çdo gjë mbetet premtim, se askush nuk ka vënë dorë tek ai fshat.

Nuk është bërë asnjë investim, duhet të bëhen kanalizimet e ujërave të zeza, 100 herë kanë ardhur këtu dhe nuk e kanë bërë . Asgjë nuk kanë bërë o bir, asgjë. Vijnë turistë këtu gjithë beharin, gjynah ky fshat që të lihet në këtë gjendje. Kanë mbetur vetëm pleqtë, të tre çunat i kam në Itali, pensioni nuk na del, se marrim dhe ilaçe. Mua të paktën mi sjellin çunat nga Italia, i kam florinj”, u shpreh banorja.

Ndërsa tregon se pavarësisht gjendjesh ky fshat vizitohet në masë nga turistët e huaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit