Agresioni rus, Britani furnizon me dronë Ukrainën

Agresioni rus, Britani furnizon me dronë Ukrainën

Sekretari britanik i Mbrojtjes ndodhet në Kiev për një takim me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ka njoftuar një tjetër mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar. Ukraina do të sigurojë një investim të mëtejshëm prej 125 milion paund, i cili do të financojë më shumë se 10,000 drone, shkruan Sky News. Këto përfshijnë dronët me pamje nga personi i parë, 1000 dronë sulmues në një drejtim dhe dronët e mbikqyrjes dhe detit. 

Masa vjen pas një njoftimi muajin e kaluar se Mbretëria e Bashkuar do të bashkëdrejtojë një koalicion ndërkombëtar për të furnizuar me drone në Ukrainë. 

Unë po rrit angazhimin tonë për të armatosur Ukrainën me dronë të rinj të fundit që vijnë direkt nga industritë e mbrojtjes lider në botë të Mbretërisë së Bashkuar, direkt nga dyshemeja e fabrikës në vijën e parë. I inkurajoj partnerët ndërkombëtarë që t’i bashkohen Mbretërisë së Bashkuar në këtë përpjekje”, tha sekretari i Mbrojtjes. Mbështetja e mëtejshme çon angazhimin e përgjithshëm të financimit të Mbretërisë së Bashkuar për dronët për Ukrainën në 325 milion paund.

Mbështetjet e Perëndimit për Ukrainën ka sjellë reagimin e Rusisë, për zgjerim të frontit të luftës. Duke mos u tërhequr nga agresioni i saj i paprovokuar, Moska i kërkon SHBA dhe BE të mos i japin armatime Kievit dhe të mos kthehen në forca anti-ruse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit