AGROKREDIT që duhet të ndihmojë zonat rurale, harxhon 300 milionë për blerje makinash të 2021

AGROKREDIT që duhet të ndihmojë zonat rurale,…

AGROKREDIT SH.A. është një institucion në varësi të qeverisë i cili ka si mision mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike duke ju mundesuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhurave dhe mirëqenies. Ky institucion drejtohet aktualisht nga drejtori Emin Barci. JOQ

Mirëpo përtej këtij misioni “me letra”, duket se në fakt mirëqënia po rritet për vetë institucionin dhe jo për familjet rurale që duhet t’u shërbejë. Kështu rezulton se ky institucion ka organizuar një tender të dyshimtë për blerjen e plot 15 automjeteve luksoze të tipit 4×4. Duke parë specifikimet e mjeteve që kërkohen shikohet se kërkesat janë të një standarti të lartë. Kështu kërkohet që mjetet të jenë patjetër prodhim i vitit 2021 dhe me zero kilometra.

Të bën çudi gjithashtu se kërkohet patjetër në kriteret që ngjyra e mjeteve të jetë portokalli. Ndërkaq duke parë dokumentacionin e tenderit vihet re se është zhvilluar në një mungesë totale të konkurrencës. Shikohet në fakt se ka marrë pjesë në të ashtuqujturën garë, vetëm kompania Ride Enduro Al sh.p.k në pronësi të Olsin Petro. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 24,500,000 lekësh të reja ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht duke mos patur konkurrencë, kjo kompani është shpallur fituese. Ndërkaq vihet re se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit, një fakt ky që siç dihet ngjall dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit