Ahmetaj i nxjerr të palarat Ramë, tregon lidhjet me kriminelët dhe trafikantët e drogës

Ahmetaj i nxjerr të palarat Ramë, tregon…

Mbrëmjen e sotme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit “Report” të Rai 3, me ndërthurrje të intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili insistoi të sqarojë për publikun akuzat e emisionit italian, por duket së është zhytur më thellë duke u detyruar të marrë në mbrojtje trafikantët e drogës, bashkëpunëtorë të tij.

Një vëmendje të veçantë në këtë emision i është kushtuar ndërtimit të kullave të larta që po ngrihen në Tiranë, por edhe lidhjet e Ramës dhe familjarëve të tij nl lidhje me trafikun e drogës.

Rama është pyetur qetësisht nga gazetari italian për vëllain e tij, Olsin. Ndërsa u përpoq të thotë se çështjen e vëllait ia kishte lënë drejtësisë, Rama u kujdes aty për aty të lëshonte sinjale edhe SPAK-ut, kur tha se nuk ka prova për Olsin, janë shpifje.

Pra, të njëjtës pyetje i dha dy përgjigje, një për 60-milionë italinë, duke dashur të tregojë se ia le çështjet drejtësisë dhe një përgjigje e kishte për SPAK-un të cilin e ka nën kontroll, dhe të mos guxojë t’ia prek vëllain.

Sipas tij, akuzat ndaj Olsi Ramës janë ngritur vetëm për shkak të lidhjes së tyre familjare.

Po ashtu, një dëshmi e transmetuar në emisionin ‘Report’ të Rai3, është edhe ajo e ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili po flet duke drekuar, mesa duket pa e ditur që po regjistrohej.

Ai akuzon Ramën jo vetem se ka lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje. Ahmetaj thotë se këta “kapo të mafias” Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.

Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur por i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias“, dëgjohet të thotë Ahmetaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit