
Arben Ahmetaj, më shumë se çdo gjë tjetër, duket se hallin më të madh e ka tek pasuria që ka vënë.
Ish-zv.kryeministri, ka ankimuar nga arratia në Gjykatën e Lartë vendimin e GJKKO për sekuestrimin e pasurive. Ahmetajt i janë sekuestruar 4 apartamente si dhe dhe 2 llogari bankare.
Ish-zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për fshehje apo mosdeklarim të pasurisë. Gjithashtu mbi të rëndojnë edhe akuzat për për korrupsion.
Pak kohë më parë, SPAK i kërkoi “ndihmë” Facebook, për t’i treguar vendndidhjen e Ahmetajt, se nga ky i fundit bënte statuset ne rrjetet sociale.