AI bën punën e punëtorëve të Anuelës: Stolat zhduken dhe bari shfaqet si me magji

AI bën punën e punëtorëve të Anuelës:…

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë mënyrën se si po paraqiten punimet për pastrimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, duke zbuluar ‘hilenë’ e mënyrës së komunikimit publik nga institucionet përgjegjëse.

Ajo ka treguar se si Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës me në krye Liri Qoshin, vijon të publikojë njoftime mbi “punën intensive” për mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke përfshirë parqet, këndet e pushimit, zonat sportive dhe ambientet e përbashkëta.

Ndërkohë në njërën prej këtyre fotove ku tregohet se si ekipet ndërhyjnë çdo ditë për pastrimin dhe largimin e mbetjeve, mund të shikoni se si fotoja është e modifikuar me Inteligjencë Artificiale.

Në foton ku është punonjësja e pastrimit në lagje ka stola, trungje pemësh për t’u ulur dhe mungon bimësia në tokë. Ndërkohë si me “magji” pas pastrimit shtohet bari jeshil, stoli zgjate dhe trungjet e pemëve zhduken fare.

Qytetarja thotë se për sa kohë në shumë lagje të Tiranës mbetjet dhe mungesa e mirëmbajtjes vazhdojnë të jenë të dukshme, përdorimi i AI për të “zbukuruar” punën e administratës është e turpshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit