AI gati të zëvendësojë mësuesit/ Brenda 18 muajve do t’i mësojë fëmijët të shkruajnë

AI gati të zëvendësojë mësuesit/ Brenda 18…

Ardhja e Inteligjencës Artificiale (AI) ka ndezur një debat nëse ajo mund të tejkalojë njerëzit në fusha të ndryshme. Kjo ka bërë që të kryhen disa teste për të krahasuar performancën e AI dhe njerëzve. Një test i tillë u krye në chatbot revolucionar, ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI, për të vlerësuar aftësinë e tij për të zgjidhur provimet më të vështira.

Për më tepër, janë ngritur pyetje se si studentët mund të përdorin AI për të përmirësuar të mësuarit e tyre. Në dritën e të gjitha këtyre temave të lidhura me arsimin, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates foli së fundmi pozitivisht për përdorimin e AI në mësimin e fëmijëve për të lexuar dhe shkruar.

Ai parashikoi se brenda 18 muajve AI do t’i shërbejë si mësues fëmijëve dhe do t’i mësojë të shkruajnë. Për këtë, shërbimet e mësimdhënies të fuqizuara nga AI si ChatGPT Plus mund të kenë një kosto, por Bill Gates argumenton se ato do të jenë akoma më të përballueshme dhe më të arritshme sesa mësimet tradicionale njerëzore./ Hindustantimes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit