Ai tentoi ta prekte, por ajo e refuzoi/ Ritvana dhe Argjendi shkelin rregullat, ndezin debate

Ai tentoi ta prekte, por ajo e…

Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen”, u pa takimi romantik por m e plot të papritura, midis Ritvanës dhe Argjendit. Ky i fundit donte ta prekte nga beli, por Ritvana e refuzoi.

Në këtë takim të tretë, u pa më shumë afërsia e tyre me njëri-tjetrin, ndërsa solli debate në studio. Mikela deklaroi se Ritvana ka shkelur rregullat, ndërsa u shpreh se  ka hedhur një “Instastory” me Argjendin, të cilën e ka fshirë direkt ku ata shihen bashkë në makinë në orë të vona të mbasdites.

Pas kësaj deklarate, Argjendi dhe Ritvana pranuan se kanë shkelur rregullat.

Argjendi:

Ritvana donte të ikte në shtëpi dhe unë ofrova ta çoja. Kisha dhe qejf ta shihja.

Pas kësaj, ishte Jurgeni ai që solli sërish debate, teksa akuzoi dyshen se po luajnë një të shëmtuar.

Jurgeni:

Këtu po ndodhin disa prapaskena. Ritvana dhe Argjendi po bëjnë lojë dhe po gënjejnë publikun. Në momentin që rrinë bashkë gjithmonë flasin dhe thonë takimi jonë do komentohet sot dhe Ritvana i thotë Argjendit se ai do sulmohet shumë dhe se kjo do ta mbrojë. Shoh Argjendin dhe Eduardin duke diskutuar bashkë dhe Ritvana që i thotë kujdes mikrofonat se dëgjoheni nga produksioni. Po krijohet një trekëndësh ku po futet dhe Eduardi, jam i sigurt se Ritvana do zgjedh Eduardin për takim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit