Ai u bë njeriu më i pasur në botë dhe ia ka borxh babait të tij

Ai u bë njeriu më i pasur…

Meksikani Carlos Slim kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë të revistës Forbes. Pasuria e tij neto është 53.5 miliardë dollarë, duke e bërë atë më të pasur se Bill Gates dhe Warren Buffett. Ai qëndroi në krye të më të pasurve të botës deri në vitin 2013. Sot, 83 vjeç dhe me një pasuri të vlerësuar në 94.4 miliardë dollarë, ai është i 13-ti më i pasuri, sipas Forbes.

Carlos Slim i ka hyrë botës së biznesit që në moshë të vogël dhe siç ka thënë, suksesin ia ka borxh një njeriu: babait të tij. Kur ai ishte i vogël babai i tij, Julián Slim Haddad, drejtonte një dyqan dhe investoi në pasuri të paluajtshme në qendër të qytetit të Meksikos.

Çdo të diel, ai i jepte djalit të tij paratë e xhepit prej 5 pesos, me një kusht: duhej të mbante një “libër llogarie”, ku do të shkruante çdo blerje që bënte me paratë e tij. Së bashku, baba dhe bir studiuan librin dhe analizuan shpenzimet, blerjet dhe lëvizjet e Slim. Kjo e ndihmoi atë të mësonte që në moshë shumë të vogël të menaxhonte të ardhurat dhe të mbante nën kontroll shpenzimet. Deri më sot, Slim mban disa nga librat e tij të fëmijërisë në një raft në zyrën e tij.

“Paratë që dalin nga biznesi avullojnë”, “Të gjitha kohët janë të mira nëse punon në mënyrën e duhur”, ishin disa nga mësimet në financë dhe biznes që ai mësoi nga babai i tij, shkruan Money review.

Pas kësaj këshille, Slim shpejt filloi të ndërtonte pasurinë e tij. Në moshën 10 vjeç, ai hapi llogarinë e tij të parë të kursimeve. Në moshën 12-vjeçare ai filloi të blinte aksione në Banco Nacional de México. Slim vazhdoi të investonte si nxënës i shkollës së mesme dhe si adoleshent, ai u ul në bordin e tij të parë: Ishte një kompani minierash në të cilën donte të investonte.

Pasi mbaroi universitetin me një diplomë në inxhinieri ndërtimi, ai filloi të blinte aksione në kompani dhe të ndërtonte pasurinë e tij. Por ai me të vërtetë u pasurua kur ekonomia e Meksikës hyri në një krizë të madhe në 1982. Në atë kohë, Slim përfitoi nga çmimet shumë të ulëta për të blerë aksione kompanish dhe për të investuar në biznese. Ishte, siç ka thënë ai, një mësim tjetër që mori nga i ati: Ju vazhdoni të investoni dhe riinvestoni në bizneset tuaja edhe gjatë krizave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit