Ajo e kishte prezantuar si vëllain/ Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, arrestohet bashkëjetuesi

Ajo e kishte prezantuar si vëllain/ Vrasja…

Detaje të rëndësishme janë zbuluar nga vrasja Anila Rucit në Iratali. 38- vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë me thikë në oborrin e banesës së saj në Itali dy ditë më parë. Ndërsa hetimet vazhdojnë, policia ka vënë në pranga Osman Bilyhun, 30 vjeç, një shqiptar, i cili jetonte me viktimën, pasi  dyshohet se ka qenë ai që e ka ekzekutuar.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në spital pasi po ashtu ka mbetur i plagosur. Ai u gjet në oborrin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja.

Bilyhu ka deklaruar se është vëllai i viktimës, madje kështu e kishte prezantuar edhe vetë Anila tek fqinjët.  Por në fakt mes tyre është zbuluar se nuk ka lidhje familjare, detaj që ka ndryshuar tërësisht rrjedhën e hetimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit