“Ajo më provokonte"/ Trondit Dan Hutra: Alketës doja t‘i prisja fytyrën

“Ajo më provokonte”/ Trondit Dan Hutra: Alketës…

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka folur nga burgu 302. Ai ka treguar se si plagosi Alketa Hysën më 1 Mars, dhe i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi nënën e saj dhe Marjana Gurakuqin.

Dan Hutra nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese. Madje ai na ka shokuar edhe më shumë me deklaratën e tij, duke thënë se Alketës donte t’i priste fytyrën, pasi ajo e fundit e provokonte me mesazhe.

Ndërkaq ai ka treguar se, pasi doli nga burgu dhe bëri planin nuk takoi asnjë të afërm që të mos ndikonin në këtë plan. Hutra tha se për gati 2 javë ai shkonte në tallava dhe hante jashtë. I pyetur se ku i gjente këto para, Hutra tha se policia e din se si i siguron lekët ai. Madje dhe në burg shpenzonte nga 2 deri në 3 milionë lekë në muaj.

Pjesë nga biseda

Dan Hutra: Si kam dalë nga burgu nuk jam takuar me asnjë të fisit. Më kanë lut njerëzit më kanë marrë në telefon, unë e kisha darë mendjen se çfarë do veproja dhe nuk doja të shkoja te askush. Unë nuk kam qëndruar as në shtëpinë time. Unë i kam kaluar 13 ditë vetëm natën nëpër muzika, deri në orën 3 të mëngjesit, shkoja te hoteli në Institut në Kodër të Institutit.

A është e vërtetë që atë natë keni qenë në tallava të Kthesa e Kamzës?

Dan Hutra: Ore çdo natë jo vetëm atë natë, çdo natë?

Atë natë ke qene në tallava te kthesa e Kamzës?

Dan Hutra: Po kam qenë. 13 ditë unë nuk ka shkuar në shtëpi, as në fis, as kurrkund, as kam takuar njeri, asnjë gjë. Nuk doja të merrja njeri më qafë se unë e kisha ndarë mendjen se çfarë do bëja. Jam menduar 3 ditë. Këtë histori do ta mbyllja vetëm për hir të Allahut dhe për hir të nënës time. Po nuk më lanë rehat, mesazhe, budalliqe.

Po çfarë të shkruante?

Dan Hutra: Më provokonte si ta shaja, si ta kërcënoja. Dhe një mesazh që i ka dërguar ka qenë atë ditë në Korçë, kur i kam thënë Alketës më lër rehat në hallet e mija, lërë plagën që kam, mos i trazo më gjërat, të lutem i kam thënë. Shih jetën tënde, më lër mua me problemet e mia. Ja niste ajo të qeshurës kur i lutesha unë. I keni mesazhet në telefona.

Pasi dole nga burgu, ku i more lekët të shkoje në tallava e të shpenzoje kaq shumë?

Dan Hutra: Mos pyesni ku i more lekët. Policia e di që unë gjithmonë kam bërë lekë. Edhe këtu brenda, edhe në Drenovë kur kam qenë, kudo, shpenzimet e mija brenda në burg kanë qenë nga 2-3 milion lekë në muaj.

Pse vendose në datën 1 që të kryeje gjithë këto krime? E kishe ndarë mendjen?

Dan Hutra: Jo nuk kishte lidhje data, këto gjëra do ndodhnin shumë më vonë pasi unë do shkoja në burg të vrisja vëllain e Marjanës njëherë.

Po pse vëllain e Marjanës?

Dan Hutra: Ore do t’ia vrisja krejt familje po them. Po kjo nuk ndodhi vetëm për një arsye, pasi unë pash nusen (Alketa), ishte me të plotfuqishmin e zonës, po përgatisnin arrestimin e dytë timin ato.

Arrestimin e dytë?

Dan Hutra: Po po, e sigurtë. Pasi nusja më provokonte janë të gjitha mesazhet në telefon. Ia bllokoj një numër në ËhatsApp dilte me numër tjetër, nuk dija vetëm kur lexoja mesazhet më ikte truri. I kam thënë një mijë herë të lutem më lërë rehat. Atë ditë në Institut kur e kam parë me të plotfuqishmin e zonës duke pirë kafe, më ka ikur truri.

Në cilën ditë, më 1 mars?

Dan Hutra: Jo një ditë para. Me detaje ja kam treguar policisë datën 1 mars. Kam ndenjur deri në orën 3 në tallava, ka shkuar kam fjet te hoteli, në orën 7 dal nga hoteli kam shkuar kam pirë kafe te kafja 24-orëshë në Institut. Kisha planifikuar të shkoja fillimisht te Marjana, kisha lënë makinën e parkova makinën, kallashin e kisha brenda në makinë.

Kallashin ku e ke marrë?

Dan Hutra: Kallashin e kam marrë në Kukës e kam fshehur vite vite atë. Madje për fat të mirë ai kuptohet se është shumë i ndryshkur. Ka qene rreth 17-18 vjet në tokë.

Te Marjana unë kam shkuar rreth orës 12 pa 10. Dhe atë ditë kur ka shkuar ta vras, sa më ka parë të shkallët se po zbrisja dyqanin, ka ngelur, u befasua. Tha erdhe tha, po të prisja. Dhe në moment jemi ngjitur dhe kam nxjerrë biçakun nga xhepi. Nuk u hap biçaku. Duke forcuar me dorë u hap, u hap ajo që hap verën dhe ja kam futur me atë e kam gërvishtur. Do ta mbysja dhe me thonj, po u fut njëri në dyqan. Aty dola se unë nuk doja të dështoja, kisha hall me shku te shtëpia e vjehrrit dhe te shtëpia e Ladit.

Jam larguar, makinën kisha lënë të pallati i Marjanës, te Malazezi, kisha parkuar se e kisha më të kollajshme me ik për në Institut. Atë ditë pres dorën unë, nuk e di se si e pres, u futën ca njerëz në dyqan dhe ika. Me dorë të prerë kam shkuar direkt te makina, kam marrë rrugën për në Institut, jam kthyer direkt te vjehrri.

Po makina te Malazezi thua është te kthesa e Kamzës, ke shkuar në këmbë?

Dan Hutra: Po, bravo të qoftë. Po të kishte lajmëruar Marjana policinë nuk do kisha shanse me arrit deri atje. Ajo nuk e ka lajmëruar policinë që mos të zbulohen gjërat.

U afrova afër shtëpisë së vjehrrit. Lashë makinën  larg, e dija që kishte kamera aty pasi nuk kisha kaluar fare nga shtëpia e vjehrrit, se natën e ruante policia, dhe ata ngaqë kanë menduar diçka, ata e kanë menduar për natën, por unë e kreva ditën.

Po natën nuk kishe shanse me kalua andej nga shtëpia e vjehrrit se kishte patrulla policie çdo 2 minuta.

Kam zbritur nga makina, kam marrë kallashin edhe një thikë të mirë që kisha marrë mos me e vra nusen veç me i pre fytyrën dhe sa jam futur brenda i kam godit ato të dyja që kanë vdekur.

 Ajo motra e Alketës deshte me bërtit, i thashë merre çik policinë siç e more atë ditë edhe ja futa të dyjave. Pastaj jam fut brenda. Kjo ka qenë e fortë, (qesh) kur u futa brenda, më thotë Alketa, unë me kallash në orë, ajo më thoshte ç’a dreqin do ti këtu. Dhe ja futa me thikë në fytyrë.

Po nuk doje të vrisje Alketën?

Dan Hutra: Jo, po doja ta vrisja Alketën unë jo e kisha vrarë, por…….., unë kisha 5 karikatorë edhe nja 200-300 fishekë të tjerë.

I ke pasur me vete?

Dan Hutra: Po

Kur u fute brenda, kishe edhe dy fëmijë të vegjël. Njëri fëmijë që dyshohet se është i joti, dhe një fëmijë tjetër.

Dan Hutra: Fëmijën tjetër nuk e kamë parë. Djalin e Alketës po, ka qënë në divan dhe jam kujdesur shumë që të mos ashtu, kam qene shumë i qetë, më i qetë se tani, ja kam futur dhe vjehrrës me kallash nga këmbët. Dhe kjo tha të lutem mos nënën tha, edhe ja futa edhe kësaj nga 2-3 copa nga këmbët.

Pas kam dalë nga Alketa, më flet njëri të dera më thotë ç’a bëre. Unë më kallash në dorë ai thotë ç’a bërë. I thashë ik ore shiko punën tënde.

Ishte çuni i hallës më duket, nuk e di. Se ka një të afërt shumë afër dhe tha ç’a bëre. I thashë ik ore shiko punën tënde. Po desha me e vra unë e vrisja, po të isha psikopat i vrisja. Hipi në makinë, ishin gra e kalamaj se ishin duke u kthyer nga shkolla ishte ora 12 e çerek, 12 e njëzet, një gjë e tillë. Ulërinin o zot i madh.

Edhe kam ndaluar makinën se kisha frikë se mos shtyp ndonjë kalama, dhe për këtë falënderoj zotin që atë ditë nuk kam prekur njeri të pafajshëm, nuk kam prekur njeri të pafajshëm. Kështu e gjykoj unë, këto viktimat ju i quani të pafajshëm po këto kanë qenë objekti im që do mbaroja punë. Të pafajshëm do të quaja njerëzit e rrugës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit