"Ajo më quajti viktimizim", Flor Mumajesi: Jam i vdekur për së gjalli

“Ajo më quajti viktimizim”, Flor Mumajesi: Jam…

Kantautori i dashuri për publikun një ditë më pare krijoi një “vorbull” me lajme dhe reagime.

Nëpërmjet një video, Flor Mumajesi u shpreh se ka vendosur të fshijë nga kanali i tij në youtube, këngët më të çmuara të tij.

Ai theksoi se ky vendim ka ardhur si rezultat i mosvlersimit të krijmtarisë së tij nga publiku, duke u shprehur se tashmë muzika e tij ka vdekur.

Më tej, këngëtari shtoi se dikush e ka quajtur sjelljen e tij një “viktimizim”.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar”, shprehet ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit