“Ajo më vodhi fustanin”, akuza e rëndë e reperes shqiptare për modelen me famë botërore

“Ajo më vodhi fustanin”, akuza e rëndë…

Rina Balaj ka pak kohë që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, por është një ndër reperet më të komentuara të momentit. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke akuzuar publikisht modelen me famë botërore, Bella Hadid, se e ka kopjuar.

Rina është kthyer pas në vite dhe ka kujtuar kohën nga mbrëmja e saj e maturës. Reperja ka publikuar në rrjete sociale foto të saj nga ajo kohë dhe është shprehur se tre javë më vonë Bella Hadid veshi një fustan identik si ajo.

“3 vite më parë unë bëra mbrëmjen e maturës dhe ky ishte fustani im. 3 javë më vonë Bella Hadid bëri të njëjtin fustan, madje me të njëjtën ngjyrë. Instagrami i fshiu fotot e mia atë kohë kur unë thashë që Bella Hadid më vodhi fustanin. Është OK nuk do e padisë atë”, ka shkruar Rina përkrah fotos së saj të maturës.

Më pas ajo ka publikuar foto të Bella Hadid, që shfaqet me fustanin e ngjashëm si të saj, dhe e ka etiketuar. Nuk dihet nëse modelja është frymëzuar vërtetë nga reperja shqiptare, por ndoshta kjo duhet të jetë e gjitha një rastësi. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit