Ajri i ndotur, shqiptarët ndër përdoruesit më të mëdhenj të makinave me naftë në BE

Ajri i ndotur, shqiptarët ndër përdoruesit më…

Shqipëria është një ndër vendet me ajrin më të ndotur në Evropë, dhe nuk është për çudi nëse kur jeni duke ecur në rrugë të hasni në vështirësi frymëmarrje nga gazrat që nxjerrin automjetet.

Ajri i ndotur shkaktohet disa faktorë, si ndërtimet e shumta që çlirojnë pluhur të madh në mjedisi sidomos kur janë në zona urbane si kryeqyteti, ku dhe gjelbërimi është më i ulët. Mosha e vjetër e makinave që qarkullojnë dhe cilësia e naftës është një tjetër arsye e ajrit të ndotur, për shkak se ndikon në sasinë e dioksidit të karbonit që emetohet në ajër.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2022, bëhet e ditur se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet të cilat kanë në qarkullimi numrin më të madh të automjeteve që punojnë me naftë në Evropë, përkatësisht 74% e automjeteve për vendin tonë dhe 82% për Kosovën. Thënë me shifra, nga rreth 639 mijë automjete që kanë qenë të regjistruara në vend në vitin 2022, afro 471 mijë kanë lëvizur duke përdorur si lëndë djegëse naftën. 108 mijë me benzinë, vetëm 59 mijë me energji alternative, ndërsa numri i automjeteve elektrike ishte më pak se 1 300.

Ndryshe nga ne qytetarët e BE-së kanë në përdorim më shumë automjete me benzinë, madje janë duke rritur përdorimin e automjeteve me energji alternative. Në Holandë numri i makinave me naftë është vetëm 10% e totalit, ndërsa Turqia mban rekord me 30% të totalit për makina me energji alternative.

Sipas Eurostat nga 23 vendet anëtare të BE-së në vitin 2022 vetëm 12 kishin në përdorim më shumë automjete me benzinë se sa me naftë, ndërsa 11 shtete të tjera kishin në përdorim më shumë makina me naftë.

Edhe pse në politikat e Evropës ka qenë përdorimi i automjeteve që çlirojnë në mjedis sasi më të ulët CO2, shumica e qytetarëve kanë përdorur makina që shkaktojnë më shumë ndotje.

Shqipëria rezulton ndër vendet me më pak automjete për banor në vitin 2022 nga Eurostat, pasi në 1 mijë banorë ishin 226 automjete duke lënë pas vetëm Kosovën dhe Turqinë. Edhe pse numri i makinave është i ulët, ndotja e shkaktuar prej tyre është në nivele të frikshme.

Mali i Zi dhe Serbia janë dy vendet e rajonit me numrin më të lartë të automjeteve për 1 mijë banorë, përkatësisht 369 dhe 344 por ndotja e ajrit është në nivele shumë më të ulëta se në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit