Akademia e Sigurisë reagon pas helmimit të studentëve: Produktet e kompanisë u bllokuan

Akademia e Sigurisë reagon pas helmimit të…

Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, reagoi pas rastit të helmimit të 56 studentëve, duke deklaruar se sapo situata u konstatua, të rinjtë u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor. Ai tha se ende nuk dihet shkaku i helmimit, pasi mostrat e marra janë dërguar në laborator dhe priten rezultatet e analizave.

Nushi mohoi pretendimet se helmimi lidhet me cilësinë e ushqimit, duke theksuar se produktet furnizohen me certifikata dhe menutë janë sipas standardeve të përcaktuara nga institucionet përkatëse. Ai hodhi poshtë edhe videon e publikuar në rrjete sociale për ushqim me krimba, duke thënë se nuk i përket ambienteve të Akademisë së Sigurisë.

Sipas tij, në Akademi nuk është përdorur asnjëherë uthull në ushqim, ndërsa procesi mësimor dhe shpërndarja e ushqimit vijojnë normalisht. Ndërkohë, produktet e kompanisë furnizuese janë bllokuar deri në daljen e rezultateve të analizave laboratorike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit