AKEP miraton rregulloren për heqjen e traifave roaming me Ballkanin Perëndimor

AKEP miraton rregulloren për heqjen e traifave…

(AKEP), Këshilli Drejtues i Autoritetit të komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar rregulloren “Mbi Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së Heqjes së Tarifave Roaming me Pakicë me Ballkanin Perëndimor”. Kjo rregullore synon heqjen përfundimtare të tarifave roaming me shtetet përkatëse.

Kjo masë pritet të futet në fuqi pas datës 1 Korrik 2021 dhe synon të shmangë përdorimet abuzive apo jonormale të shërbimeve roaming.

Procesi ka nisur që në në mesin e vitit 2019 me ujle në mënyrë graduale të tarifave të shërbimit të telefonisë, duke vijuar në fillim të muajit të ardhëm me tarifa të zeruara. Vendet e përfshira janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje- Hercegovina, qytetarët e të cilëve brenda këtyre vendeve do të përfitojnë shërbim me të njëjtën kosto si në vendet e tyre. Megjithëse nga korriku, tarifat roaming në Ballkanin Perëndimor do të hiqen, rregullorja lë hapësira që operatorët të mund të kërkojnë vendosjen e tarifave shtesë, në rastet kur ata nuk janë në gjendje të mbulojnë kostot, gjë që sjell si pasojë dëmtimin e qëndrueshmërisë së tarifimit të shërbimeve brenda vendit.

AKEP mund të pranojë vendosjen e një tarife shtesë në roaming vetëm në rastet kur vlera absolute e marzhit neto negativ të shitjes me pakicë të roaming të aplikuesit është e barabartë ose më e madhe se 3% e vlerës së marzhit të tij të shërbimeve celulare. E thënë më thjeshtë, tarifat shtesë mund të vendosen në rastin kur humbjet në roaming tejkalojnë 3% të fitimet nga shërbimet celulare të operatorit aplikues.

Megjithatë, edhe kur provohet një diferencë e tillë, AKEP mund ta refuzojë aplikimin për tarifë roaming shtesë. Kjo mund të ndodhë kur operatori është pjesë e një grupi biznesi dhe ka prova të transferimit të brendshëm të çmimit në favor të filialeve të tjerë të grupit brenda Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në funksion të disbalancave të konsiderueshme të tarifave të shitjes me shumicë të zbatuara brenda grupit.

Gjithashtu, kërkesa për tarifa shtesë do të refuzohet kur shkalla e konkurrencës në tregun brenda vendit krijon hapësira për të përballuar marzhet e reduktuara, ose kur zbatimi i një politike më kufizuese të përdorimit të drejtë do të ulte marzhin neto të shitjes me pakicë në roaming në më pak se 3%.

Gjithashtu, në rrethana të jashtëzakonshme, kur një operator ka një marzh negativ të shërbimeve celulare dhe një marzh neto negativ të shitjes me pakicë të roaming, AKEP do të autorizojë aplikimin e një tarife shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit