Akid dhe Aiden, dy djem lindin brenda një minute në vitin 2022

Akid dhe Aiden, dy djem lindin brenda…

Në minutat e para të vitit 2022, në maternitetet e Tiranës, kanë ardhur në jetë dy djem. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ministrja bën të ditur se edhe fëmija i dytë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve është djalë gjithashtu. Fëmijët janë pagëzuar me emrat Akid dhe Aiden.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe AKID
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit