Akidenti tragjik në Rrugën e Kombit/ Djali i madh i familjes Avdijaj tregon detajet rrënqethëse: Kur hapi sytë motra kërkoi prindërit, ishin nisur drejt Shqipërisë për...

Akidenti tragjik në Rrugën e Kombit/ Djali…
Featured image of article: Akidenti tragjik në Rrugën e Kombit/ Djali i madh i familjes Avdijaj tregon detajet rrënqethëse: Kur hapi sytë motra kërkoi prindërit, ishin nisur drejt Shqipërisë për…

Mirsad Avdijaj, djali i madh i familjes që u shua në aksidentin tragjik më 14 janar në afërsi të një karburanti në Rrëshen, ka thënë së fundmi se motra e tij 3-vjeçare,  Violeta Avdijaj, e cila shpëtoi në aksident, por mori plagë të rënda në trup ia ka dalë që të mbijetoj dhe për fat të mirë ajo ka hapur sytë.

Në një intervistë që ka dhënë për Gazetën Ekspress, ai ka thënë se mota e tij sapo ka sytë në spitalin e Traumës, ka kërkuar prindërit. Avdijaj ndër të tjera ka thënë e motra kishte thyer një këmbë dhe kishte lëndime në fytyrë por që tani është më mirë.

Ai tregon se Anjeza Avidiaj që humbi jetën në aksident ishte njerka e tij, por që kishin marrëdhënie të mira dhe se ngjarja e ka tronditur rëndë.

Ndër të tjera ai ka thënë se arsyeja se pse dy prindërit ishin nisur drejt Shqipërisë atë natë ka qenë fakti me rregulluar dokumentet dhe me marrë vizë njerkës dhe fëmijëve në mënyrë që të jetonin në Zvicër, por që për fat të keq nuk ia dolën, pasi aksidenti tragjik u mori jetën.

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtuar. Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo çuar prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rënë në gjumë”, tha Mirsad Avijaj. Baba u shkuar nga Kosova me ja u ndreq vizat familjes, u liru prej punës me shku aty me ja ndreq letrat…Prej Kosovës janë kanë me i ble disa dhurata për neve, se i kam edhe katër vëllëzër dhe mota në Zvicër…Vizat ka tentu me i rregullu për njerkën, vëllain edhe motrën tjetër. I ka kry do dokumente, ka shku për viza edhe ka ndodh aksidenti. Katër anëtarët kanë dhënë shpirt në vendin e ngjarjes”, rrëfen Mirssadi.

Më 14 janar, 4 anëtarët e familjes, Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe nipi i Blerimit 11 vjeçar, Klejdi Koci ndërruan jetë. Ngjarja ndodhi në aksin Rubik- Rrëshen, ku automjeti i tipit “Citroen” me të cilin po udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë u përplas me një kamion si pasojë e parakalimit të gabuar. Vajza e vetme e mbijetuar nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila është në gjendje kritike dhe po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës. Homazhet për anëtarët e familjes do të mbahen sot në orën 15:00, ndërsa të dielën në orën 11:00 do të përcillen për në banesën e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit