Akil Pano reagon për vdekjen e 8 vjeçarit në Fier: Mëkati ynë kolektiv është konsensusi i heshtur

Akil Pano reagon për vdekjen e 8…

Pastori i njohur Akil Pano ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier, ku humbi jetën 8 vjeçari.

Reagimi i plotë:

Sot të gjithë vajtojmë Mateon 8 vjeçar!Dhimbja e mamasë dhe babait të tij, është e paimagjinueshme!!!

Fjalët ngushëlluese janë të pamjaftueshme. Lutem sot për familjen e Mateos?

Mëkati nuk është vetëm i gjygjtarëve dhe prokurorëve, por i gjithë hallkave të mosfunksionimit të institucioneve monitoruese dhe rehabilituese dhe pas vuajtjes së dënimit.

Mëkati ynë kolektiv është konsensusi I heshtur që i kemi dhënë kriminelëve, të çmendurve, përdhunuesve, t’u ulet dënimi, të jetojnë të lirë, të jetojnë pranë nesh dhe të prekin atë që na dhemb më shumë, fëmijët tanë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit