Akil Pano: Shqipëria do të bëhet parajsa e trafikimit të bebeve! Njeriut po i vendosin çmim

Akil Pano: Shqipëria do të bëhet parajsa…

I ftuar në Intervista e ditës në TVA NEWS, në lidhje me projektligjin e hartuar mbi edukim e shëndetit riprodhues dhe seksual tek njeriu pastor Akil Pano është shprehur se qenies njerëzore, e cila është e jashtëzakonshme sa i takon krijimit tashmë i është vendosur një çmim. Sikundër gjithçka në vitrina blihet ashtu mund të blihet edhe një fëmijë. Ky do të ishte një nga ligjet më antinjerëzore  pasi ja heq njeriun vlerën dhe kuptimin.

Ndër të tjera ai tha se njeriu nuk meriton te trajtohet kështu. Fatkeqësisht kjo po ndodh në një pjesë të vendeve të botës që njihen si parajsa surrogat për sa i takon idesë së turizmit të surrogacisë. Për shembull në Indi, një vend me gati dy milion banorë që e ka legalizuar ligjin për nënat surrogato.

Ka me dhjetëra mijëra individë që vijnë nga e gjithë bota në Indi dhe shkojnë për të marrë këto shërbime përkundrejt pagesës që ata ofrojnë. Nëse në Shqipëri aktualisht vendi ynë njihet për sa i takon idesë së turizmit dentar, pra kemi njerëz që nga Italia apo vende të ndryshme të Evropës për të marrë shërbime dentare apo për të marrë shërbime estetike, pra rregullimi i pamjes së fytyrës, impiantet e flokëve historik sa natyre me legalizimin e këtij ligji.

Herët a vonë, Shqipëria do të shndërrohet në një parajsë të vërtetë trafikimi sepse pikërisht në këtë ligj legalizohet shkelja më e madhe morale.

Pastori Akil Pano gjithashtu theksoi se nëse vitin e fundit është legalizuar bixhozi është hapur sfera në arenën e debatit publik për të trajtuar çështje me gravitet të rëndë. Për sa i takon idesë së imoralitetit të familjes si legalizimi i prostitucionit, legalizimi i eutanazisë. Tani po trajtojmë idenë e legalizimit të abortit, po trajtojmë idenë e legalizimit të surrogacisë.

A e dini që një fëmijë që vjen në këtë jetë nëpërmjet procesit të surrugacisë në Shtet e Bashkuara të Amerikës, kushton rreth 240.000 dollarë, nga të cilat rreth 70.000 dollarë i merr nëna surrogato, pra që e mban i embrionin në trupin e saj i cili shndërrohet nga embrion në fetus e më pas në një qenie njerëzore për nëntë muaj.

Pra kjo është e gjithë historia dhe kjo nuk është histori falas. Nuk është një histori pa pagesë.

Në fund ai dha një mesazh për familjen duke thënë se duhet të jemi të gjithë bashkë e të mbrojmë këtë dhuratë të Zotit, jetën, familjen. Kjo dhuratë duhet të na bëjë të gjithëve të përgjegjshëm. Duhet të themi me një zë ndal surrogacisë ndal abortit të vajzave 16-vjeçare ma dijeninë e prindërve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit