Aksi Sauk–Teg/ Shpejtësi dhe manovra të rrezikshme, hiqen 9 patenta për 4 orë

Aksi Sauk–Teg/ Shpejtësi dhe manovra të rrezikshme,…

Polica e Shtetit ka bërë me dije se në aksin rrugor Sauk-Teg janë konstatuar drejtues automjetesh që qarkullojnë me shpejtësi dhe që bëjnë manovra të rrezikshme, që mund të jenë fatale për jetën e tyre dhe të personave të tjerë.

Policia ka bërë thirrje për kujdes, duke kërkuar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet?♂? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, ?✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë

Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar?.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ?, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës

Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h ✈️, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore? dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga ?është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj.

Shpejtësia✈️, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës?.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore?.

Familja? ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit