Aksident fatal, 1 person humb jetën

Aksident fatal, 1 person humb jetën

 Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Lushnje, pasditen e sotme.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit