Aksident fatal në Burrel, humb jetën i moshuari

Aksident fatal në Burrel, humb jetën i…

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Klos – Burrel.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me kah lëvizje nga Dibra drejt Tiranës ka përplasur një këmbësor – 70 vjeçarin Bajram Muça.

Ky i fundit, menjëherë pas përplasjes, është dërguar në spitalin e Burrelit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjithashtu, i plagosur rëndë mbeti edhe shoferi i automjetit, rreth 73 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit