Aksident fatal në Gjirokastër/ Lëndohen 3 persona, mes tyre një fëmijë

Aksident fatal në Gjirokastër/ Lëndohen 3 persona,…

Në aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje, në Gjirokastër.

Mjeti tip “Benz” është përplasur me autobusin e linjës Dropull-Kakavije, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe djali i mitur që ndodhej në makinën e shtetasit A. Sh.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e lartë.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit