Aksident fatal në Klos, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Klos, makina përplas për…

Aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Klos-Burrel.

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtar për vdekje.

Ndërkohë, është plagosur rëndë edhe vetë shoferi i mjetit.

Automjeti po lëvizte nga Dibra drejt Tiranës, nga një 73 vjeçar, ku ka përplasur kalimtarin pranë urës së Shul Batrës.

Kalimtari, identifikuar si Bajram Muça, 70 vjeç, është dërguar pas përplasjes në spitalin e Burrelit, por nuk ka mund t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit