Aksident fatal në rrugë e Kombit, 3 persona të lënduar

Aksident fatal në rrugë e Kombit, 3…

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mësohet se një makinë dhe një furgon janë përplasur me njëra-tjetrën këtë pasdite në afërsi të Rrugës së Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen, si pasojë e kushteve të vështira të motit. Kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut.
Të tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit