Aksident fatal në Tiranë, shuhet vajza 30 vjeçe

Aksident fatal në Tiranë, shuhet vajza 30…

Një e re ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mesditën e sotme në rrugën dyësore  Tiranë-Durrës, tek City Park.

Një 30-vjeçare humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, e për pasojë humbi jetën.

”Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën,” informon policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit