Aksident fatal në Urën Vajgurore, makina përplas biçikletën, humb jetën 71-vjeçari

Aksident fatal në Urën Vajgurore, makina përplas…

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Urën Vajgurore, ku një mjet tip “Benz” fuoristradë, me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje një 71-vjeçar, të identifikuar si Agim Hajdari, i cili po lëvizte me biçikletë.

Mendohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që automjeti po ecte me shpjetësi, por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të saj.

Në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit, 61-vjeçari Avdulla Salillari, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit