Aksident fatal/ Përplaset nga makina e policisë, 65-vjeçari humb jetën

Aksident fatal/ Përplaset nga makina e policisë,…

Aksident fatal në Elbasan këtë të mërkurë.

Drejtuesi i motoçikletës që u përplas nga një makinë policie në Elbasan, ka ndërruar jetë.

Aksidenti ndodhi më herët gjatë ditës në aksin Elbasan-Librazhd, ku Kadri Myrtezai,  65 vjeç, nën drejtimin e një motoçiklete, u përplas me një makinë policie.

Drejtuesi i motorit u dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, në gjendje të rëndë. Disa orë më pas, ndërroi jetë.

Ndërkohë, një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për  pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në  Elbasan,  i cili ndërroi jetë në Spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit