
Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune.
Në aksin Fier-Lushnje, tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre është kthyer përmbys.
Nga ky aksident akoma nuk është raportuar për të lënduar apo person që ka humbur jetën.
Shkak dyshohet të jetë bërë moti i keq dhe lagështia e rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.