Aksident i dyfishtë në aksin Lezhë-Milot/ Plagoset një grua

Aksident i dyfishtë në aksin Lezhë-Milot/ Plagoset…

Një aksident i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Dy automjete, tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur. Nga aksidenti e plagosur ka mbetur një grua e cila ishte pasagjere.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit