Aksident i dyfishtë në Shkodër, humb jetën 4-vjeçari

Aksident i dyfishtë në Shkodër, humb jetën…

Një 4-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte pas një aksidenti të dyfishtë që u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e njohur Pulaj-Plazh.

Në aksident u përfshinë automjetet me drejtuese shtetasen 22-vjeçare me inicialet K. B., dhe automjeti tjetër i drejtuar nga 38-vjeçari P. C. Këta të fundit kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 13:00, ndërsa puna për sqarimin e rrethanave është duke vijuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit